​9 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

spot_img

Në 24 orët e fundit në Shqipëri nuk është shënuar  asnjë rast i vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa edhe numri i infektimeve mbetet në nivele të ulëta.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 9 raste të reja me COVID nga 3 mijë e 340 testime të kryera.

Katër raste të reja janë identifikuar në Tiranë, po aq në Shkodër dhe një rast në Vlorë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, pesë nga të cilët janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 566.

Shqipëria tash e sa ditë nuk ka shënuar asnjë rast me fatalitet nga koronavirusi.

DUHET TË LEXONI

spot_img