15 raste të reja me coronavirus në Maqedoninë e Veriut

spot_img

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja me coronavirus nga 2,550 teste.

Ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Ndër të tjera brenda 24 orëve janë shëruar 6 pacientë, derisa numri i pacientëve të shëruar është 150,243.

Deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 935,282 testime të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga COVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 155,965.

Ndër të tjera numri i vdekjeve është 5,488, ndërsa numri i rasteve aktive është 234./ATVLIVE

DUHET TË LEXONI

spot_img