23 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

spot_img

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja, nga 2516 testime.

Rastet e reja janë regjistruar në këto qytete: 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.

Derisa nuk është raportuar për një rast të vdekjes nga COVID-19.

Ndërsa janë shëruar 11 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë dhe raste aktive janë 210.

Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë./ATVLIVE/

 

DUHET TË LEXONI

spot_img