​“Qyteti ku filloi lufta”, prezantohet në Prishtinë

Aktivistë të të drejtave të njeriut nga Qendra Lindore e Ukrainës për Iniciativa Qytetare kanë prezantuar të enjten në Prishtinë librin, “Qyteti ku filloi lufta” i cili flet për mënyrat dhe metodat e përdorura nga Rusia në territoret e okupuara të Ukrainës.

Libri u përgatit nga Qendra Lindore e Ukrainës për Iniciativa Qytetare së bashku me organizatat partnere, bazuar në dëshmitë e banorëve të qytetit të okupuar dhe më vonë të çliruar ukrainas të Slovianskut në rajonin e Donetskut.

Drejtori i Qendrës Lindore të Ukrainës për Iniciativa Qytetare, Volodymyr Shcherbachenko, tha se libri është përgatitur bazuar në dëshmitë e banorëve të qytetit të okupuar dhe më vonë të çliruar ukrainas, të Slovianskut në rajonin e Donetskut.

“Ne po intervistojmë njerëz, po mbledhim dhe pyesim ata se çfarë ka ndodhur me ta, se si iu kanë cenuar të drejtat. Ajo fazë e punës ishte shumë e rëndësishme sepse ne jetojmë në një shtet paqësor dhe asnjëherë nuk pritem që do të ndodhte lufta. E njëjta histori me zyrtarët e shtetit dhe shumë njerëz të tjerë”, theksoi ai.

Ai tregoi për aspekte të ndryshme të jetës së qytetit të pushtuar që u riprodhuan në çdo vendbanim të ri të pushtuar nga rusët.

Sipas tij, jetesa në qytetet e Ukrainës nën okupim ishte e vështirë, derisa foli edhe për rolin e propagandës pro-ruse.

“Ne mund të ngremë shumë paralele në lidhje me situatën në Ukrainë dhe për shembull në Ballkan, në ish-jugosllavinë dhe çfarë duam të diskutojmë me ju është se si e shihni ju propagandën ruse dhe serbe, dhe çfarë mund të bëjmë në mënyrë që ta luftojmë. Ne analizuam shumë materiale nga burime të hapura në internet dhe media, shumë intervista konduktive me njerëz që përfaqësojnë agjenci mbështetëse, kështu ne mblodhëm informacione. Çfarë është shumë e rëndësishme është që kjo situatë mund të vazhdojë të bëhet shumë e vështirë, siç mund të shihni po ndryshon drastikisht në tërë botën”, theksoi ai.

Prezantimi i librit në Prishtinë është bërë me mbështetjen e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Shoqatës Ukrainase Kosovare “Urat e Miqësisë”./KP

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA