Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë të premten në vënien e gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive në Shkollën “Ali Ajeti” në fshatin Sfeçël në Komunën e Podujevës, raporton Ekonomia Online.
Në fillimet e punimeve të këtij projekti kanë marr pjesë edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi.
Po ashtu gjatë ditës, Kurti do të marr pjesë edhe në vendosjen e gurthemelit të Qendrës së Kompetencës, fshati Livadicë dhe në vendosjen e gurthemelit të Tregut të Gjelbër, në këtë Komunë.