Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behxhet Pacolli ka njoftuar se ka dhuruar pagën e tij vjetore si ndihmë për të prekurit nga vërshimet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli ka kërkuar edhe nga deputetët tjerë që të dhurojnë pagën e muajit janar.
Ky është njoftimi i Pacollit:
Po e jap pagen vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit
———
Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin
“Vërshimet e Janarit 23″
Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni !
Dergone kontributin e juaj!
në
Banka Ekonomike Prishtinë
Llogaria:
XK
514010000009129490
Swift: EKOMXKPR XXX
Emërtimi:
“Vërshimet e Janarit 23″
U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.
Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve.
Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit.
Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur.
E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës.