Një person është sulmuar me një mjet të fortë në oborrin e Gjykatës në Suharekë gjatë paradites së sotme. Sulmuesi dhe viktima ishin palë në një proces gjyqësor që po zhvillohej në këtë institucion.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas tij, incidenti ka ndodhur në ambientet e jashtme të gjykatës dhe menjëherë është ndërhyrë për të menaxhuar situatën.
I dyshuari është ndaluar nga policia dhe aktualisht po intervistohet në stacionin policor. Hetimet për zbardhjen e motivit të sulmit janë në zhvillim, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të viktimës. /atvlive.tv