Këngëtari Luiz Ejlli ishte kthyer në personazhin më të diskutuar kohët e fundit pas deklaratës së bërë në Big Brother VIP Albania se vuante nga një sëmundje e rrallë dhe përgjigjes më pas të analizave ku ai doli i shëndetshëm.
Këto deklarata edhe pse ishin sqaruar nga këngëtari, vazhdojnë të komentohen edhe sot. Joni dhe Mario, dy miqtë e Luiz Ejlit, për emisionin” Studio A” në ATV kanë folur për këto deklarata, të cilët thanë se ende nuk e dinë se a ishte dobësi apo thjeshtë një strategji loje e Luizit.
“Ndoshta ishte për strategji, ndoshta ishte dobësi, ishalla do zoti nuk ka gjë të vërtetë. Por prapë, ai ka dalë dhe është përgjigj për këtë gjë, madje edhe para një audience të madhe në një Prime”, ka thënë miku i tij Mario. /atvlive.tv