​Ministrja Rizvanolli intervistohet në Prokurorinë Speciale

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po merret në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ajo së bashku me avokatin e saj është parë teksa hynte në ndërtesën e prokurorisë. Nuk dihen arsyet për këtë intervistim të Rizvanollit, megjithatë e njëjta ishte përmendur në disa mesazhe të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.