9.4 C
Pristina
Sunday

Zëvendësministri Ahmeti takoi ambasadorin e Finlandës, diskutuan për bashkëpunim dypalësh

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka pritur në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Zëvendësministri Ahmeti në takim me Ambasadorin Nissinen, vlerësoi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, të cilat janë treguesi më i mirë i vullnetit politik për një partneritet dhe mbështetje të vazhdueshme për proceset të cilat janë me rëndësi të madhe për Kosovën dhe Finlandën.

“Ahmeti dhe Nissinen, gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin dypalësh, procesin e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për çka z. Ahmeti përshëndeti rolin mbështetës dhe aktiv të Finlandës. Nga ana tjetër Ambasadori Nissinen ka falënderuar Zëvendësministrin Ahmeti për bashkëpunimin e ofruar dhe njëherit ka shprehur gatishmërinë që raportet mes Kosovës dhe Finlandës të thellohen më tej, duke shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit shumëdimensional mes të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

 

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA