18.7 C
Pristina
Friday

Zafir Berisha thotë se do ta krijojë një liqeni artificial për ta furnizuar Prizrenin me ujë

Ai ka thënë se ka menduar dy variante për të zgjidhur këtë problem. Një prej tyre është mundësia e krijimit të një liqeni artificial.

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka treguar se si mendon që t’i furnizojë banorët e Prizrenit me ujë të pijes.

Ai ka thënë se ka menduar dy variante për të zgjidhur këtë problem. Një prej tyre është mundësia e krijimit të një liqeni artificial.

“Problemi i ujit në Prizren nuk zgjidhet me hapjen e puseve dhe keqpërdorimeve të parasë që janë investuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtar. Jam në këtë garë jo për të bërë punë të vogla, por me nisë projekte të mëdha. Çështja e ujit të pijes kërkon zgjidhje afatgjate dhe unë kam menduar dy variante: Liqeni i Breznës në Komunën e Dragashit dhe përmes krijimit të një liqeni artificial përmes një dige ku bëhet akumulimi i ujërave që vijnë nga Bjeshkët e Sharrit në drejtim të Prizrenit,” – tha ai në emisionin CONTEXT.

Ai ka thënë se krijimi i një Liqeni Artificial të tillë përveç se do të furnizonte qytetarët me ujë të pijes, do të kontribuonte edhe në turizëm./ATV LIVE/

Për më shumë ndiqni deklaratat e plota të tij:

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img