15.4 C
Pristina
Friday

Vitia e rrezikuar nga zjarret, flet kryetari i komunës

Komuna e Vitisë është një nga komunat e Kosovës e cila është e rrezikuar nga zjarret.

Në lidhje me këtë kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti në emisionin DIREKT në ATV ka thënë se kanë arritur të lokalizojnë zjarrit.

“Kemi arrit me lokalizu zjarrin që ekonomia familjare dhe njerëzit të mos rrezikohen. Jemi munduar të shpëtojmë edhe pyjet”, tha ai.

Haliti po ashtu ka thënë se era e cila ka fryrë disa ditë rresht ka vështirsuar punën, duke thënë se kapaciteti i komunës është i vogël.

“Kapaciteti i komunës është i vogël dhe duhet ndërhyrje nga niveli qendror”, tha ai.

Gjithashtu Haliti ka kërkuar që qytetarët të jenë më të kujdesshëm.

“Nuk përjashtohet mundësia që zjarret të vin nga njerëz të papërgjegjshëm dhe nga pakujdësia. Ne kemi bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes”, tha ai. /ATVLIVE

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img