Vdekja e punëtorit të KEDS-it, policia jep detaje

spot_img

Idriz Prekazi, ka vdekur sot në vendin e tij të punës në KEDS.

Kjo, si pasojë e një incidenti që i ka ndodhur.

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

“Rreth orës 17:30 të datës 21 korrik 2021, është raportuar se në rrugën “Marie Shllaku” në Skenderaj viktima rreth 53 vjeçar, kishte pësuar lëndime nga rryma elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa më vonë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima ka vdekur.”

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

DUHET TË LEXONI

spot_img