14.3 C
Pristina
Monday

Vajza e Lutfi Zharkut përlotet derisa kujton mungesën e babait në shtëpi

Vajza e Lutfi Zharkut, antar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Zharku është përlotur derisa ka treguar se si babai i saj ka munguar për kohë të gjatë në familje derisa ishte i angazhuar në politikë.

Në emisionin N’NEJË në ATV ishin të ftuar Lutfi Zharku dhe Teuta Zharku të cilët treguan se sa ishte e vështirë periudha kur Zharku ishte i angazhuar në politikë si deputet, e pastaj edhe si ministër.

Lutfi Zharku ka treguar se ka pasur shumë raste kur i ka lënë fëmijët në gjum kur është larguar nga shtëpia dhe i ka gjetur në gjum kur është kthyer.

Ndërsa vajza e tij, Teuta ka treguar se sa vështirë e kanë përjetuar familja mungesën e shumtë të babait të saj, duke shtuar se ajo vet nuk mendon asnjëherë të meret me politikë.

“Jo kurr nuk mendoj të angazhohem në politikë, kur po mendoj për babin nau ka gërrdit, nashta unë si femër qysh kemi pas na nevojë për babin domethanë kur jemi kanë mat vogël babi tanë kohën o kan i fokusum politikë nashta ska pas kohë për neve. Kur po menoj për fëmijët e mi mos mju kushtu qaq rëndësi pak shumë kshtu që jo”, tha ajo derisa është përlotur. /ATVLIVE

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img