17.1 C
Pristina
Wednesday

Ulet lehtë çmimi i naftës në Shqipëri

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sot çmimet e reja të tregtimit të karburanteve.

Nga vendimi i fundit, një litër naftë do të tregtohet me 258 lekë [2.14 euro], nga 261 lekë [2.16 euro] që tregtohej më parë.

Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 83 lekë [0.69 euro] për litri, ose 3 lekë më pak nga sa ishte.

Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë [1.98 euro] në pikat e shitjes me pakicë.

Javën e kaluar, çmimi i naftës në Shqipëri arrin rekord historik duke kapur nivelin 265 lekë [2.2 euro] për litër.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend, duke kapërcyer edhe nivelet e fillimit të marsit, ku nafta u tregtua me 260 lekë për litër.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

“Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftim.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img