18.7 C
Pristina
Friday

Të hënën ATV iu fton “N’NEJË”, nga ora 20:30 nis transmetimi i emisionit më të veçantë veror

“N’nejë” është emisioni qendror i verës në ATV.

Me një koncept krejt ndryshe dhe të paparë në mediat shqiptare, ky emision do të transmetohet çdo ditë në ekranet e shikuesve, nga e hëna deri të premten, në “prime time”, prej orës 20:30, në moderim të prezantueses Adelina Hasani.

Mysafirë në studio, rubrika, muzikë “live”, kokteje, storje e tradita shqiptare, janë ato çfarë shikuesit do ta kenë rastin t’i shohin nga 19 korriku.

Pos fytyrave publike, një pjesë e mirë e këtij formati do t’iu dedikohet edhe personave jopublikë, të cilët do t’i rrëfejnë historitë e tyre, të padëgjuara në këtë format, i cili pa diskutim do ta bëjë diferencën sa u përket emisioneve të këtij lloji në Kosovë, si nga përmbajtja e materialeve, ashtu edhe nga aspekti i të ftuarve në studio.

“N’nejë” do të përfshihen edhe mërgimtarët, jeta e të cilëve do të ekranizohet në një formë shumë të veçantë.

Koncepti i këtij emisioni do të ndryshojë në ditën e premte, duke u shndërruar në një arenë lojërash, të cilat do ta mbajnë shikuesin me vëmendje kah ATV-ja.

Katër personazhe do të garojnë ndaj njëri-tjetrit, përmes lojërave që do të zhvillohen brenda studios, të cilëve në fund do t’u dhurohen shpërblime të ndryshme.

Emisioni, pos përmbajtjes, do të veçohet edhe për skenografinë, e cila simbolizon të bukurën dhe modernen, thjeshtësinë dhe glamurin që harmonizohen me ndriçimin shumëngjyrësh.

“N’nejë”, një emision i përshtatshëm për të gjitha moshat./ATV/

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img