15.2 C
Pristina
Tuesday

Të dielën fillon seriali “Tre Vllaznit” në ATV – pritet të ketë jetëgjatësi në ekran

Këtë të diel do të fillojë të shfaqet në ATV seriali më i ri, i cili ka bërë bashkë aktorë të mirënjohur dhe shumë të dashur për publikun. Disa nga ta janë: Ilir Tafa, Valmir Krasniqi, Lum Veseli, Teuta Krasniqi, Shengyl Ismaili, Basri Shala, Edita Dula, Fatos Kryeziu dhe shumë të tjerë.

Aktori Valmir Krasniqi, ka qenë i ftuar të premten në emisionin “LIBERO”, ku dha detaje shtesë rreth serialit “… Është seriali më i ri në vend, u investua shumë në të, kemi bërë punë shumë të madhe, skenari është shumë i mirë, është lojë shumë e mirë e kolegëve që e kanë bërë…”, tha Krasniqi.

Teksa u pyet për përmbajtjen e serialit, ai tregoi se gjithçka ka të bëj me gërshetimin e tri gjeneratave – me mentalitet të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe që krijojnë probleme e keqkuptime të jashtëzakonshme.

“…Janë tre vllazni që kanë mentalitet ndryshe njëri nga tjetri, janë tri gjenerata të ndryshme. Gërshetimi i këtyre tri gjeneratave krijon probleme, situata komike, keqkuptime të jashtëzakonshme… Tashmë ideja është se si ndodhin keqkuptimet, si zgjidhen apo si nuk zgjidhen problemet…”, shtoi Krasniqi.

Ndërkohë, kujtojmë se para disa ditëve në teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, u shfaq premiera e serialit e cila u mirëprit nga audienca. Përveç numrit të madh të të pranishmëve, edhe përmes të qeshurave është vërejtur impakti (i parë) i publikut për këtë serial. Këtë e pohoi edhe Krasniqi “…Në premierën që e kemi pasur, publiku e kanë pritur mirë, ka pasur të qeshura… kam marrë komplimente… është kënaqësi shumë e madhe kur dikujt i pëlqen puna jote”, shtoi ai.

Ju ftojmë që të dielën ta ndiqni serialin prej orës 21:00. Ndërkohë, për ta dëgjuar intervistën e plotë të aktorit Valmir Krasniqit, mund të klikoni në këtë link: 

 

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img