9.4 C
Pristina
Sunday

​Tahiri-Kurtit: Ty të duhet kuvendi vetëm kur je ngusht

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës duhet të fokusohet të marrëveshja finale.

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës duhet të fokusohet të marrëveshja finale.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se opozita e ka mbështetur kryeministrin në ballafaqim me Serbinë për shkak se kanë qenë të vetëdijshëm që po rrezikohet siguria në vend.

“Ty kryeministër ky kuvend a e di kur të duhet, veç kur të je ngusht, të ka ardhur ngusht me referendum e ke pru rezolutën, të ka ardhur ngusht me zgjedhjet në Serbi ta kemi mbështetur, sot a po e sheh qysh po rrimë qetë, sepse po e dimë qe vendi ka qenë në rrezik, andaj qasjen ndrysho, fokusi mos të jetë në elemente të vogla të cilat na vinë në situatë kur me të vërtetë duhet me u kthye me kokë ulur. Ne nuk po hymë me debatuar as për përmbajte as asgjë sepse po e dimë që jemi ngusht si vend dhe nuk na ka hije tash këtu me nisë me u shty ndër veti sepse të gjithë po e dimë çka ka ndodhur dhe të gjithë po e dimë rëndësinë e të qenit me këtë qetësi. Ktheu të marrëveshja finale, fokusohu me ia dhënë Kosovës një marrëveshje finale kur i ke miqtë e Kosovës ne krye me ShBA-të prapa”, ka thënë Tahiri.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA