9.4 C
Pristina
Sunday

Szunyog i befasuar me vendimin e Qeverisë për ulje të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është shprehur i befasuar me vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është shprehur i befasuar me vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

“Financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurë-themele të sistemit të sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesat themelore të procesit integrues në BE.”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme që ka mbajtur dje, ka marrë vendim për reduktimin e punës së gjykatave dhe të njëjtat do të punojnë vetëm për shërbimet esenciale. Këshilli ka kërkuar nga qeveria e Kosovës të anulojë vendim për uljen e pagave dhe e ka quajtur atë kundër kushtetues. Sipas tyre, një vendim i tillë është dekurajim për gjyqtarët dhe do të ndikojë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në mbledhjen e djeshme, qeveria e Kosovës ka marrë vendim për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. Qeveria ka vendosur që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë si para vitit 2017.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA