20.6 C
Pristina
Thursday

Sulme kibernetike ndaj ueb faqes së Policisë së Kosovës dhe sistemit të drejtësisë

Pas sulmeve kibernetike ndaj mediave, binzeseve dhe institucioneve në Kosovës, sot duket se janë sulmuar ueb-faqet e Policisë së Kosovës, sistemit prokurorial e gjyqësor.

Pas sulmeve kibernetike ndaj mediave, binzeseve dhe institucioneve në Kosovës, sot duket se janë sulmuar ueb-faqet e Policisë së Kosovës, sistemit prokurorial e gjyqësor.

Sulmet që po ndodhin tash e disa po shkaktojnë probleme me rënien e ueb faqeve zyrtare, kësaj radhe të Policisë dhe sistemit të drejtësisë.

Kastriot Fetahaj ekspert i sigurisë së softuerit, ka thënë ditë më parë se sulmet që kanë ndodh kohët e fundit janë sulme të tipit DDoS (distributed denial-of-service).

“Sulmet që po ndodhin kohët e fundit janë sulme që po ju drejtohen disa uebfaqeve të Qeverisë dhe mediave. Këto janë sulme të tipit DDoS që qëllimi i tyre është që një uebfaqe apo serverët ta qesin jashtë funksionit. Pra nëse provon të hysh në një uebfaqe nuk të hapet ose të del shfaqet ERORR”, the Fetahaj.Ai shtoi se këto lloj të sulmeve nuk kanë ndikim në të dhëna, pra nuk fshijnë, dëmtojnë ose vjedhin të dhëna përveç që pamundësojnë qytetarët që të marrin shërbime digjitale.

Sipas tij, sulmet e tilla DDoS shoqërohen me sulme më të avancuara, ku përmendi edhe rastin e fundit të Shqipërisë e cila shkaku i këtyre sulmeve dje ndërpriti raportet diplomatike me shtetin e Iranit.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img