-5.4 C
Pristina
Tuesday

Shteti rrezikon një arbitrazh të ri, NPB i bënë përgjegjës Liburn Aliun e Albulena Haxhiun

Ndërmarrja Publike Banesore ka reaguar ndaj lajmit se se po i kanoset një padi dhe kallëzim penal ndaj zyrtarëve të saj nga Ministria e Drejtësisë lidhur me projektin e ndërtimit në lagjen “Lakrishtë

Ndërmarrja Publike Banesore ka reaguar ndaj lajmit se se po i kanoset një padi dhe kallëzim penal ndaj zyrtarëve të saj nga Ministria e Drejtësisë lidhur me projektin e ndërtimit në lagjen “Lakrishtë”.

Në reagimin e publikuar nga NPB në faqen zyrtare, thuhet se ky interes kaq vital pronësor e ekonomik i NPB-së për fatin e keq sot po ballafaqohet me një fushatë të ashpër dezinformuese e me veprime të orkestruara të shumë dikastereve qeveritare kundër këtij projekti.

Sipas NPB-së, shteti i Kosovës rrezikon një kontest arbitrazhi të ri, dhe për këtë janë përgjegjës Librun Aliu dhe Albulena Haxhiu.

Reagimi i plotë:

NPB sot përmes mediave është njoftuar se po i kanoset një padi dhe kallëzim penal ndaj zyrtarëve të saj nga Ministria e Drejtësisë lidhur me projektin e ndërtimit, përmes së cilit NPB pret që të ketë rritjen më të madhe të pasurisë dhe të hyrave të saj, që nga themelimi e deri më tash.

Ky interes kaq vital pronësor e ekonomik i NPB-së për fatin e keq sot po ballafaqohet me një fushatë të ashpër dezinformuese e me veprime të orkestruara të shumë dikastereve qeveritare kundër këtij projekti. NPB deri më tash është munduar të mos lejoj që interesat e saj të bëhen arenë ballafaqimi për politika ditore, mirëpo qëndrimin në këtë pozicion tashmë e ka të pamundur.

Andaj, NPB për shkak se përmes këtyre veprimeve të orkestruara të udhëheqësve të shumë dikastereve qeveritare mund të ballafaqohet edhe me veprime që rrezikojnë qëndrueshmërinë e saj ekonomike në ndonjë procedurë të mundshme arbitrazhi, do të ndërmerr të gjitha veprimet e saj për të treguar para organeve të ndjekjes penale tejkalimet e qarta të kompetencave dhe ndërhyrjet e tyre të jashtëligjshme në një ndërmarrje lokale.

NPB njofton opinionin se ngelet e përkushtuar në realizimin e funksioneve të saja historike – atë të ndërtimit. Ky projekt është parakusht themelor ekonomik që NPB në një periudhë afatshkurtër të hyjë në tregun e ndërtimit ashtu që të jetë e gatshme të ofrojë banim të përballueshëm në qytet.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img