Shpallet në kërkim 22 vjeçari që goditi me veturë një burrë dhe grua të moshuar në Durrës

spot_img

Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e ndodhur në lagjen 11 të qytetit të Durrësit.

Ora News siguroi pamjet e aksidentit. Siç mund ta shikoni në video, ajo po ecte në këmbë e shoqëruar nga një burrë, kur një makinë vjen me shpejtësi nga krahu tjetër i rrugës dhe i përplas të dy dhe largohet me shpejtësi.

Pas goditjes burri arrin të ngrihet dhe tenton të ndjekë mjetin, ndërsa kalimtarët shkojnë për tu dhënë ndihmën e parë. Policia informon se drejtuesi i mjetit është një djalë 22 vjeçar banues në Durrës i cili tashmë është shpallur në kërkim.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen A. G., 74 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetasja A. G. ndodhet nën kujdesin e mjekëve” informoi policia e Durrësit./ATVLIVE

*Video e siguruar nga ora news

DUHET TË LEXONI

spot_img