15.2 C
Pristina
Tuesday

SHBA-ja shpall gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të lisë së majmunëve

Qeveria amerikane shpalli gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunëve.

Qeveria amerikane shpalli gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunëve.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë rastet kanë arritur në 6.600 në SHBA në dy muajt e fundit. Sekretari i shërbimeve shëndetësire, Xavier Becerra deklaroi më 4 gusht se ky vendim pritet që të bëjë të mundur lëvrimin e fondeve shtesë dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen.

Becerra deklaroi se Shtetet e Bashkuara “janë të gatshme ta çojnë në një nivel tjetër kundërpërgjigjen ndaj virusit dhe i bëjnë thirrje popullit amerikan që ta marrë seriozisht linë e majmunëve.”

Sipas të dhënave të publikuara më 4 gusht, numri i rasteve ka arritur në 6.600 në SHBA dhe shumica e tyre janë regjistruar në meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Ndryshe nga periudha kur COVID-19 u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019-të, për linë e majmunëve ekzistojnë vaksina dhe trajtime të disponueshme.

Vendimi i qeverisë amerikane vjen dy javë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunëve “një emergjencë globale të shëndetit publik”, niveli më i lartë i alarmit. OBSH-ja tha më 23 korrik se lija e majmunëve, e cila ka ekzistuar në disa rajone të Afrikës për dekada, është përhapur me shpejtësi përreth globit që nga muaji maj, duke prekur mijëra persona në më shumë se 70 shtete.rel

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img