12.7 C
Pristina
Friday

Ramiz Lladrovci shpall fitoren në Drenas

Ai në një prononcim direkt në ATV është shprehur se ka punuar që banorët e kësaj komune të ia besojnë edhe një mandat gjersa u ka kërkuar falje të gjithë atyre që s’ka mundur t’i takojë e t’u flas fizikisht.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci i është gëzuar rezultateve të publikuara  nga disa ExitPoll-e të cilët e nxjerrin atë fitues pa balotazh.

Ai në një prononcim direkt në ATV është shprehur se ka punuar që banorët e kësaj komune të ia besojnë edhe një mandat gjersa u ka kërkuar falje të gjithë atyre që s’ka mundur t’i takojë e t’u flas fizikisht.

Ne ndihemi ashtu siç jemi ndjerë qe katër vite rresht me qytetarët e Drenasit. Kemi bo punë prandaj ne e marrim edhe atë që e kemi punë prej vitesh, kështu që unë dëshiroj t’i falënderojë të gjithë qytetarët e Drenasit për kulturën e arritur dhe për procesin zgjedhor. Dëshiroj t’u kërkoj falje të gjithë atyre që s’kam mundur t’i takoj dhe t’ua jap dorën gjatë një muaji fushatë sepse ne kemi kushtuar shumë rëndësi rekomandimeve të IKSHPK-së dhe të Qeverisë. Edhe njëherë unë i falënderoj për kulturën e madhe që e kanë treguar në këtë proces zgjedhor,” – është shprehur Lladrovci.

Pas kësaj deklarate ai është duartrokitur nga një numër i madh i përkrahësve të tij./ATV LIVE/

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img