Rama: Ilir Meta ka turpëruar popullin shqiptar

spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që sot Parlamenti të flasë me votë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. 

Më tej kreu i qeverisë tha se Meta ka turpëruar popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA.

“Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrsesi me statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit, ka turpëruar popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA, ka zhgarravatur fytyrën e Shqipërisë në marrëdhënie me përfaqësuesit e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.”

Sipas Ramës,  votat e parlamentit për shkarkimin e Ilir Metës do ta ushtrojnë vullnetin edhe të 90% të qytetarëve.

“Meta i ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, prandaj ky parlament sot do të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90% të qytetarëve. Meta ka mbaruar punë dhe fjalët për të si president kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me votë.”

DUHET TË LEXONI

spot_img