Rama i gëzohet vendimit të BE-së: Ia dolëm edhe kësaj sfide

spot_img

Bashkimi Europian ka vendosur ditën e sotme të heqë kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë.

Kësisoj, Shqipëria së bashku me 8 vende të tjera jashtë Bashkimit Europian, do të mund të lëvizin drejt vendeve të BE.

Një reagim për këtë lajm ka ardhur nga kryeministri i vendit, Edi Rama i cili thotë se mbasi e tejkaluam edhe këtë sfide, nuk do të ketë më ndalesa drejt majës.

“Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”, ka shkruar Rama

Megjithatë vlen të theksojmë se mund të ketë vende anëtare të BE që mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine./ATVLIVE

LEXO EDHE :

​BE heq kufizimet për Shqipërinë, Manastirliu: Lajm i shumëpritur për të gjithë

DUHET TË LEXONI

spot_img