26.7 C
Pristina
Saturday

Rama: 78% e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se dje është mbledhur shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kryetari i Komunës së Prishtinës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se dje është mbledhur shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Rama ka njoftuar se në mbledhje u diskutua vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

U morrën këto vendime:

Të organizohet puna vetëm me staf esencial;

Të gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës:1. Çertifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; 2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.

Administrata është e obliguar të caktojë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura më lart;

Obligohet Administrata të ofrojë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme;

Obligohet Administrata që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19.

Obligohet Administrata që të kryej dezinfektimin dhe ajrosjen e hapésirave të mbyllura;

Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë;

Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKShPK të datës 20.01.2022; – Të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.

“Gjithashtu, dëshirojmë të ju informojmë, se sipas të dhënave të fundit që kemi mbledhur, 78% e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit”.

http://

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img