4.8 C
Pristina
Friday

“Shqipëria të luftojë korrupsionin”/ Raporti i BE: 92 % e biznesit përballet me këtë problem

Sipas BE, bizneset e mesme dhe të vogla, që përbëjnë 92% të ekonomisë, përballen me probleme të mëdha si korrupsioni dhe mungesën e institucioneve të qëndrueshme shtetërore. Transparenca në prokurime publike dhe zgjidhja e paqartësisë së pronave mbeten gjithashtu reforma të rëndësishme.

Shqipëria duhet të luftojë ekonominë informale dhe të forcojë shtetin e të drejtës. Këto janë sugjerimet kryesore e nxjerra nga progres raporti i fundit i Komisionit Europian.

Sipas BE, bizneset e mesme dhe të vogla, që përbëjnë 92% të ekonomisë, përballen me probleme të mëdha si korrupsioni dhe mungesën e institucioneve të qëndrueshme shtetërore. Transparenca në prokurime publike dhe zgjidhja e paqartësisë së pronave mbeten gjithashtu reforma të rëndësishme.

Ndërkohë raporti thekson se punësimi informal qëndron në nivele shumë të larta sidomos në bujqësi, me gati 30% të punonjësve të padeklaruar. Ajo është mjaft e theksuar edhe në hoteleri, industri dhe ndërtim.

Shqipëria rriti borxhin publik dhe deficitin e saj gjatë 2020-ës dhe 2021-it për të stimuluar ekonominë, por vendi ynë është në këto kushte shumë i ekspozuar nga goditjet e jashtme, me krizën energjetike që përbën një rrezik potencial.
Një tjetër fushë ku Shqipëria nuk ka bërë progres domethënës është edhe konkurrueshmëria e ekonomisë.

Sipas raportit janë disa faktorë. Shqipëria nuk ka shtuar shpenzimet publike drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor si dhe nuk ka nxitur bizneset drejt inovacionit me vënien në dispozicion të fondeve për kërkimin shkencor.
BE sugjeron se një tjetër hap ku duhet bërë progres është zgjerimi i hartës me vendet që bën tregti.

Punëtorë në informalitet

29.1% Bujqësia
7.6% Ndërtim
4.2% Hoteleri
3.2% Industri /TCH

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img