26.7 C
Pristina
Saturday

Reshje dëbore në veri të Shqipërisë, temperatura deri në -12°C

Shqipëria mbetet në ndikimin e të ftohtit polar duke sjellë mot, kryesisht të qëndrueshëm ku kthjellime dhe vranësira te shpeshta do të ketë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore paraqitet moti në skajin verior.

Sipas MeteoAlb, orët në vijim karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e vendit.

Era e ftohtë verilindore bën që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -12°C deri në 8°C.

Era vijon nga verilindja duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img