20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

Goditen qendrat e masazheve, vihen në pranga dy persona në Tiranë

Policia e Shtetit shqiptar ka ndërmarrë operacionin e koduar policor "SPA" gjatë të cilit ka ndaluar dy shtetase shqiptare në Tiranë për mbajtje të lokaleve për prostitucion.

Policia e Shtetit shqiptar ka ndërmarrë operacionin e koduar policor “SPA” gjatë të cilit ka ndaluar dy shtetase shqiptare në Tiranë për mbajtje të lokaleve për prostitucion.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, ka proceduar penalisht tre shtetas dhe dy të tjerë janë në kërkim, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në dy qendra masazhesh.

J. D., 30-vjeçe dhe R. L., 20-vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, administronin qendra masazhesh në zonën “Ish-Blloku” dhe “21 Dhjetori”.

Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale prostitucioni dhe A. L. për veprën penale moskallëzimi i krimit. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img