26.7 C
Pristina
Saturday

Radhë të gjata për t’u testuar, për 24 orë u kryen mbi 11 mijë testime

Radhë të gjata janë krijuar para Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si shkak i interesimit të madh të qytetarëve për t’u testuar për Covid-19

Radhë të gjata janë krijuar para Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si shkak i interesimit të madh të qytetarëve për t’u testuar për Covid-19.

Mbi 11 mijë testime janë bërë brenda 24 orëve të fundit, ndërkaq 2707 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, e dy të tjerë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Ky interesim i qytetarëve ka ardhur si pasojë e rritjes së rasteve pozitive kohëve të fundit, teksa Qeveria është detyruar t’i rikthejë masat shtrënguese në vend.

Tash e një kohë të gjatë kryeqyteti është komuna me më së shumti raste aktive me coronavirus, aktualisht në Prishtinë janë mbi 7 mijë raste aktive, duke lënë pas Mitrovicën me mbi 1,5 mijë raste.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img