26.7 C
Pristina
Saturday

PSD fton deputetët e opozitës që të marrin pjesë në protestën e 29 janarit

Partia Socialdemokrate (PSD) iu ka bërë ftesë deputetëve të partive opozitare që të marrin pjesë në protestën e organizuar nga ta më 29 janar, përmes së cilës do të kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Aktivistë të PSD-së këto ftesa i kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dhe të cilat dedikoheshin për deputetët nga radhët e opozitës.

Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta u shpreh se në këtë situatë kur vendi po ballafaqohet me krizën e pandemisë dhe atë energjetike deputeti opozitar ka përgjegjësi më të madhe.

Ajo kërkoi nga opozita që mos t’i ngushtojë aktivitet e tyre brenda institucioneve, por të përdorin të gjitha instrumentet për të gjetur zgjidhje për krizën energjetike.

“Ne, sot, si PSD kemi dorëzuar tek secili deputet i opozitës një ftesë me një letër shpjeguese për pjesëmarrje në protestën e 29 janarit. Deputeti i opozitës sot në ditë krize energjetike dhe të pandemisë ka rolin dhe përgjegjësinë shumë më të madhe sesa në momente të zakonshme shto, faktin këtu se në një situatë të vështirë e kemi për lider politik, një model i cili funksionon përmes krizës dhe i cili nuk është duke dhënë as zgjidhje madje është duke e thelluar varfërinë edhe më tej, këtu deputeti bëhet i pazëvendësueshëm . Në anën tjetër deputetët e Kuvendit duhet të rritin gamën e instrumenteve me të cilat e kundërshtojnë dhe gjejnë zgjidhje problematike për këtë krizë problematike, kriza energjetike po duket që ka me qenë gjatë në mesin tonë dhe do të vijë duke u thelluar ndërsa, deputetët e opozitës nuk bënë të ngushtojnë aktivitetin e tyre vetëm brenda institucioneve. Ne mendojmë që në këto momente është me rëndësi me u bashku dhe me qenë pjesëmarrës në aktivitete”, theksoi ajo.

PSD më 29 janar 2022 do të protestojë nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kjo protestë vjen pas paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img