4.8 C
Pristina
Friday

Protestojnë banorët e pallatit në Durrës, dikur u dëmtuan nga tërmeti, tani rrezikohen nga një ndërtim i ri

Banorët kanë braktisur pallatin, pasi nuk ndjehen të sigurtë brenda tij, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e prokurorisë dhe gjykatës për të pezulluar punimet dhe hetuar mbi këtë rast.

Të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët e një pallati në zonën e plazhit të Durrësit po përballen me rrezikun që u kanoset nga punimet që po kryhen për ndërtimin e një objekti 5-katësh ngjitur me ta.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve lokale dhe organit të akuzës për ndërprerjen e punimeve, por askush nuk ka reaguar ndaj të mërkurën kanë protestuar para prokurorisë së Durrësit.

“Ne jemi dëmtuar në nivelin DS3. Para 6-7 ditësh kanë ardhur për të ndërtuar një pallat tjetër, ngjitur me ne. Kemi bërë ankesë në bashki, prokurori e gjykatë dhe askush s’na ka dhënë përgjigje. Ne jemi të dëmtuar nga tërmeti, me kolonë të thyer, e kolona të tjera dhe shkallët të dëmtuara nga tërmeti që do riparohen. Ne po presim që të vijnë të na riparojnë, ai po na gropos fare”, thotë një banor.

Leja për ndërtim është dhënë disa vite më parë, po së fundmi firma ndërtuese ka nisur punimet që kanë vënë në rrezik për jetën familjet që jetojnë në këtë pallat. Të detyruar banorët kanë braktisur pallatin, pasi nuk ndjehen të sigurtë brenda tij, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e prokurorisë dhe gjykatës për të pezulluar punimet dhe hetuar mbi këtë rast, si dhe për t’u siguruar të drejtën e jetës dhe strehimit.

“Kishte marrë lejen. Ne reaguam dhe erdhi kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, në atë kohë dhe i pezulloi punimet me një fjalë goje. Firma u largua. Leja ishte dhënë pa u parë konkretisht në terren, toka. Ne jemi më të cenuarit”.

“Kërkojmë takim urgjent me kryeprokuroren dhe ndalim të punimeve. Kërkojmë riparim të pallatit tonë që po bie dita-ditës dhe verifikim të dokumentacionit për lejen e ndërtimit. Tani na ka ngel vetëm me marr pushkët si dikur”, shprehen banorët./Top Channel

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img