-5.4 C
Pristina
Tuesday

Promovohet libri “Rrënjët e kujtesës” i Ramiz Selimit, shpalosen sfidat e jetës së një mërgimtari

Në Bibliotekën Kombëtare është promovuar libri “Rrënjët e kujtesës”, i autorit Ramiz Selimi.

Në Bibliotekën Kombëtare është promovuar libri “Rrënjët e kujtesës”, i autorit Ramiz Selimi.

Lidhur me veprën dhe autorin foli Safet Gërxhaliu, i cili tha se botimet e tilla duhet të jenë një motivim shtesë.

“Dhurata më e mirë e që ka marr Kosova në këtë kohë është libri i Ramiz Selimit. Një libër i tillë dëshmon më së miri së njeriu në jetë ballafaqohet me shumë sfida”.

Ai tutje foli për autorin dhe rrugëtimin e tij në mërgim dhe sfidat me të cilat është ballafaquar.

“E shfletova me kënaqësi këtë libër dhe i pash sfidat e një mërgimtari dhe zakonisht në kulturën dhe traditën tonë ai që flet duhet të duartrokitet”.

“…autori në një kohë të vështirë i dha Kosovës një libër kaq të rëndësishëm”.

Ndërkaq kritiku letrar Prend Buzhala tha se kjo është vepër tregon një periudhë shumë të rëndësishme në historinë e Kosovës.

“Autori na jep alternativën e vërtetë të familjes dhe të djalit të tij, martesën. Çështja e identitetit nacional mënyra e jetesës dhe qëndresës në atë kohë dhe jeta patriarkale”.

Autori i librit Ramiz Selimi ka treguar arsyet se pse ka filluar të shkruaj dhe rrjedhën e letërsisë deri në botimin e këtij libri, raporton EO.

“Disa aktivistë dhe kolegë në Vjenë më kërkuan të botojë një libër të publicistikës”.

Tutje shtoj se do të vazhdojë edhe me katër vëllime ku do të jenë edhe në gjuhen gjermane.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img