Presidenti Biden me paralajmërime të forta për Rusinë

spot_img

Presidenti amerikan, Joe Biden ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Shteteve të Bashkuara, me një paralajmërim ndaj Rusisë, duke thënë se ky vend mund të përballet me pasoja “të mëdha” nëse përfshihet në “aktivitete të dëmshme”.

Biden e ka bërë të qartë synimin e tij për të forcuar lidhjet me aleatët amerikanë, pas tensionimit të lidhjeve me administratën e paraardhësit të tij, Donald Trump.

Duke iu drejtuar trupave amerikane dhe familjeve të tyre në bazën ushtarake RAF Mildenhall në Suffolk, Biden ka thënë se do të ketë mesazh të qartë për presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne nuk duam konflikt me Rusinë. Ne duam marrëdhënie stabile dhe të parashikueshme, mirëpo unë kam qenë i qartë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen fuqishëm nëse Qeveria ruse përfshihet në aktivitete të dëmshme”.

Presidenti i SHBA-së e bëri të qartë qëllimin e tij për të forcuar lidhjet me aleatët e SHBA-së, pas marrëdhënieve të tensionuara nën administratën Trump. Ai shpjegoi se kur të takohet me udhëheqësit e vendeve të NATO-s në Bruksel ai do të riafirmojë angazhimin e SHBA-së për nenin 5 mbi mbrojtjen e ndërsjellë. Një angazhim që Donald Trump nuk e kishte konfirmuar publikisht katër vjet më parë. Angazhimi amerikan ndaj Aleancës Atlantike është shumë i fortë, tha Biden, por theksoi nevojën për të modernizuar organizatën dhe aftësitë e saj në sektorin kibernetik.

Presidenti Biden mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën. Ai do të takojë kryeministrin Boris Johnson për të rënë dakord për një “Kartë të Atlantikut” të ri. Pakti do të jetë një version modern i atij që ra dakord midis Ëinston Churchill dhe Franklin Roosevelt në 1941, me një fokus në sfidat përfshirë ndryshimin e klimës dhe sigurinë.

Gjatë vizitës tetëditore europiane, Biden do të takojë Mbretëreshën në Kështjellën Windsor, do të marrë pjesë në një takim të udhëheqësve të G7 dhe do të bashkohet me samitin e tij të parë të NATO-s si president, shkruan A2.

Në fund të udhëtimit të tij Biden do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

DUHET TË LEXONI

spot_img