14.3 C
Pristina
Monday

Policia jep detaje për rrahjen e sportistit në Gjilan

Gjatë ditës së djeshme u raportua për një rrahje që ndodhi në qytetin e Gjilanit, ku cak i sulmit ishte sportisti, Flamur Grabovci.

Grabovci me anë të një publikimi në Facebook tregoi edhe gjakun që i ishte lënë mbi trup si pasojë e rrahjes që iu bë nga tre persona.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se lidhur me këtë janë arrestuar tre persona të dyshimtë, pasi që të njëjti kanë sulmuar viktimën, në vendin e tij të punës.

“Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Publikimi i sportistit Grabovci:

Pas sulmit qe pata ne vendin e punes nga tre persona shum te njofshëm qe me

sulmuan per “tekat e tyre”morra shum mesazha nga ju dashamir, per te kuptur per shendetin tim.

Jam shendosh e mire,kaloj gjithqka

edhe pse me selmuan 3 persona nga 100kg,vetem me preteksin qe te me gjunjezojnë dhe te behen shembull per forcen e tyre dhe te ja kan frigken sa me shum njerez, ata kete prej meje nuk e te arrinten sote .

Mua me gjunjezon vetem Alluhu dhe ati i perkulem .

Kurse e ju qe me sulmuat kurr pa ,

nal ju e e patë vete qe as njeher nuk mundet te me

perkulni .

Un ju them juve publikish qe kurr hallall nuk do te j’au bej,me selmuan ne vendin e punes aty ku e siguroj ushqimin e femijeve te mi,por ate qe e deshtet mbas gjith atij sulmi ndaj nje sportisti,

qe e perfaqeson Vendin e vet dhe qytetin e vet un jam ne pune e ne kemb prej ores 7:00 te mengjesit Zoti dashti qe mos te ja qkj mision e tyre deri ne fund.

Kamerat jane ne vendin e ngjarjes,shpresoj qe te poblikohen sa me shpejt qe te shohin gjith njerezit qysh sulmohet nje sportist ne vendin e punes,aty ku pregaditet per te brojtur ngjyrat e vendit dhe ku sigurohet buka e familjes pa kurqfar preteksti me skenar nenqmimi dhe njollosje tinxare, mbas shpines dhe ku prehet besa .

Rasti eshte ne dore te policis dhe kam besim tek ky institucion . Kam sshprese edhe ne Kryetarin e qytetit tim ne reagimin e tij qe te jam shembull qysh duhet te mbrohet njeri ne vendin e punes .

Sote mu nderpre puna , dhe kerkoj falje gjith juve klientave qe ju lash duke pritur per te filluar punen .

sonte mu nderpre pregadtija e garave .

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img