-5.4 C
Pristina
Tuesday

Përleshje fizike mes një infermieri dhe një specializanti në Klinikën Emergjente

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00.

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Jo zyrtarisht mësohet se përleshja ka ndodhur mes një infermieri dhe një specializanti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje të ndodhur në mes të dy personave në qendrën emergjente në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka pohuar Borovci.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img