18.1 C
Pristina
Saturday

PDK: Urgjent të rishqyrtohen masat antiCOVID-19, Kosova është e gjithë shqiptarëve

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë vizioni dhe paaftësi në menaxhimin e pandemisë.

Abdullahu tha se PDK i konsideron të ngutshme, jo profesionale dhe të dëmshme në shumë dimensione masat e fundit antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria.

“Në vend të masave ekstreme të mbylljes PDK rekomandon që Qeveria të rrisë kapacitetet menaxhuese dhe të zbatoj masat e duhura, në mënyrë që qytetarët e vaksinuar me dy doza të kenë mundësi të lëvizin lirshëm pa kufizime dhe bizneset të kenë mundësi të operojnë pa u penalizuar. Masat e fundit të Qeverisë, posaçërisht ajo për pasjen e vaksinës së tretë si kusht për hyrjen në Kosovë, janë pos tjerash edhe shkelje e të drejtave, sidomos në raport me qytetarët shqiptarë të vendeve përreth. Këta qytetarë kanë lidhje ta pandalshme organike me Kosovën, si ato familjare, ashtu edhe ato biznesore, si ato në arsim ashtu edhe në fusha të tjera të jetës e punës”, tha ai.

Abdullahu theksoi se kjo kërkesë e Qeverisë karshi shtetasve të huaj, sidomos të shqiptarëve jashtë Kosovës, është shkelje e të drejtave të tyre elementare.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon që Qeveria, konkretisht nga Ministria e Shëndetësisë, t’i rishqyrtoj urgjentisht masat e fundit antiCOVID-19, me qëllim që t’i ndryshoj ato e për rrjedhojë ta ndalë dëmin e shkaktuar dhe diskriminimin e zyrtarizuar “, tha ai.

PDK kërkon urgjentisht, sidomos që të ndryshohet masa antiCOVID-19, ku kërkohet vaksina e tretë për qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë, sepse Kosova është dhe duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve, prandaj për rrjedhojë i bije që vaksina e tretë vetëm për ata, është kërkesë antishqiptare.

“Prej kur është shfaqur për herë të parë koronavirusi në Kosovë, vendi është udhëhequr nga qeveria e Albin Kurtit. Për fat të keq, që nga fillimi në asnjë moment kjo qeveri nuk ka ditur të menaxhojë me pandeminë, përkundrazi, hapin e vetëm që ka ditur ta marrë ka qenë izolimi, mbyllja e qytetarëve dhe ndëshkimi i bizneseve. Si pasojë e udhëheqjes së dobët e pa vizion, Kosova në këtë pandemi ishte vendi i fundit që siguroi testet dhe vendi i fundit që siguroi vaksinat. Tani po mbetemi vendi i fundit i izoluar e me masa të rrepta, në mungesë të menaxhimit të duhur nga kjo Qeveri”, tha Abdullahu.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img