-5.4 C
Pristina
Tuesday

Partitë politike s’po i publikojnë donacionet – deputetët e VV e PDK përplasen për shpenzimet e fushatës

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportet e auditimit të raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportet e auditimit të raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Në këtë mbledhje u tha se subjektet politike nuk po i paraqesin donacionet dhe grantet, derisa progres ka shënuar Partia Demokratike e Kosovës.

E mbledhja u shoqërua edhe me debate, ndërmjet VV-së dhe PDK-së për shpenzimet e fushatës.

Përkundër aludimeve, Auditori Ymer Shatri  tha se VV-ja është audituar në vitin 2019, mirëpo për shkak të disa gabimeve në data nuk kanë qenë në dijeni se në cilin raport me e vendos.

Për këtë çështje ai tha se KQZ-ja ka qenë e njoftuar. E progresin më të madh, e ka shënuar PDK-ja në korrigjimin e gabimeve.

“VV-ja është audituar në vitin 2019, vec nuk kemi dit ku me e lidhë dhe në cilin raport me e dorëzuar sepse ka pasur disa gabime në data dhe në tituj, e kemi njoftuar ne KQZ-në. Koalicioni PAN nuk ka dorëzuar raport fare”.

“Partitë politike që kanë bërë progres është sidomos PDK-ja subjekti që ka bërë më së shumti korrigjime, e ka punuar shumë sidomos në mohimin e opinione, edhe me VV-në jemi të kënaqur, por me LDK-në jo shumë, AAK e vetmja parti është që ka siguruar kontabilist të certifikuar për pasqyrat financiare”.

“Problemi kryesor është që ju po e shkelni ligjin për zgjedhjet në Kosovë, në ligj thuhet se Auditori zgjidhet gjatë muajit janar për vitin përkatës, dhe auditori me shkuar në fushatë në Podujevë edhe me pa a ka shpenzime apo jo”, tha ai.

Shatri tha se subjektet politike, nuk po janë transparente karshi donacioneve.

“Partitë e mëdha kanë prezantuar donacione të shumët, por që tashmë përkrahësit kanë rënë, por nuk po i publikojnë realisht grantet dhe donacionet”, tha ai.

Zyrtar ndërlidhës i Kuvendit me Agjencitë e Pavarura, Fehmi Pireva tha se në raportin e 2019, Vetëvendosje ishte pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale në veri të Mitrovicë, mirëpo thotë se në raportin final nuk figuron.

“Ne proceset e auditimeve për subjektet politike për periudhën 2018,19,20 kamë qenë i kyçur në kohë. Në procesin e riverifikimit Komisioni i pranimit kanë evidencuar sisa mangësi brenda raportit. Pasqyrat financiare vjetor dhe raporti i auditorit për vitin 2018, kemi hasur mangësi, Balli Kombëtar nuk i ka pasqyrat financiare, Partia Krisitiane Shqiptare nuk i ka pasqyrat financiare. VV-ja pse është specikuar në vitin 2019 për pjesmarrje në zgjedhje nuk e kemi pjesë të dosjes në raportin final”, tha ai.

E për këtë ka reaguar edhe Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami.

Ajo iu drejtua auditorit, se ka bërë mohim të opinionit për subjektet që nuk kanë pasur pasqyra financiare.

Mirëpo, ish-ministrja Bajrami tha se raportet e opinioneve nuk janë aspak të mira për të gjitha subjektet politike, derisa shton se kjo po ndodhë për shkak se nuk ka pasur audritime të raporteve nga 2017-ta.

“VV-ja ka marr pjesë në zgjedhjet e 2019, në Mitrovicë të veriut, përderisa raporti financiar mungon, derisa përfaqësuesit e këtij subjekti thonë se e kanë dorëzuar. Raporti për VV-në nuk ka qenë i dorëzuar në Kuvend, dhe si i tillë është raportuar prej Komisionit të Pranimit, zoti Auditor ju keni bërë mohim të opinionit për subjektet politike që nuk kanë pasyqra financiare, gjë që në fakt nuk e paraqet realitetin sepse kur nuk keni material për të audituar ju nuk mund të thoni që e keni audituar kur nuk ka material”, tha ajo.

“Raportet e opinioneve nuk janë fare të mira për të gjitha subjektet politike, dhe këto gjetura janë për shkak se nuk ka pasur auditime nga 2017-ta”.

Deputeti i VV-së Eman Rrahmani, ka pyetur se përse LDK-ja nuk ka dorëzuar raport në KQZ për zgjedhjet në Podujevë.

“Te zgjedhjet në Podujevë nuk është dorëzuar raporti në KQZ nga LDK-ja, pse nuk është dorëzuar e çfarë masa janë marr dhe qysh nuk ka mundësi mos me raportuar asnjë shpenzim kur e dimë se çfarë fushate ka pasur atje, pse zoti Pireva nuk është treguar kjo çështje në raportin e juaj”, ka pyetur Rrahmani.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, shprehu shqetësimin se rekomandimet po përsëriten, raporton EO.

“Që nga viti 2017 s’kemi pasur auditime, nëse i shohim rekomandimet shumica prej tyre janë të përsëritura”.

Beqa është përplasur me deputetin e VV-së Eman Rrahmani, ku tha se nuk iu kanë bërë punë mjetet e shpenzuara në Ferizaj, pasi që Rrahmani ka ironizuar me PDK për shpenzimet në fushatë.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img