Presidentja Vjosa Osmani, ka falënderuar Gjermaninë gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e BE-së në Bruksel.
Gjatë këtij Samiti, Osmani ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për të cilin ka shprehur mirënjohje në emër të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme.
Osmani përmes një statusi në Facebook, shkroi se kancelari gjerman, Olaf Scholz është përkrahës i palëkundur i Kosovës dhe perspektivës evropiane.
“Me Kancelarin Scholz, i cili si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës dhe perspektivës sonë evropiane. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit”, ka shkruar Osmani në Facebook.