Nushi: Prishtina e gatshme për vaksinim masiv, 18 ekipe do të shpërndahen në pesë QMF

spot_img

Komuna e Prishtinës është e gatshme për vaksinim masiv të qytetarëve, kështu ka thënë në një intervistë, nënkryetari Muhedin Nushi.

Tutje, ai tha se komuna me 5 ekipe është duke e ndihmuar ministrinë e Shëndetësisë për vaksinim, duke shtuar se janë të përgatitur që t’i shpërndajnë në 5 qendra të mjekësisë familjare edhe 18 ekipe të tjera.

“Komuna e Prishtinës edhe tash e ndihmon nivelin qeveritar me vaksinim në qendrën e sporteve me 5 ekipe të veta. Jemi me 5 ekipe çdo ditë prezent me vaksinimin e qytetarëve. Ne jemi të gatshëm për vaksinimi dhe jemi të gatshëm t’i vaksinojmë deri 2000 qytetar gjatë ditës. Ne jemi të përgatitur që t’i shpërndajmë në 5 qendra të mjekësisë familjare për vaksinimi të qytetarëve”.

“18 ekipe i kemi të përgatitura për vaksinim masiv i cili pritet shumë shpejt të funksionalizohet duke pasur parasysh që veç është nënshkruar marrëveshja për ardhjen e 1.2 milion vaksinave Pfizer prandaj komuna është e gatshme për vaksinim”.

Sipas tij, të regjistruara në skemën sociale janë 1 562 janë familje, duke theksuar se secila që ka qenë e infektuar këtij viti është ndihmuar me pako ushqimore dhe me pako higjienike.

Megjithatë ai tha se 4 941 biznese kanë qenë përfituese të pakos 5 milionë euro dhe se deri më tani kanë paguar për 3 500 biznese mbi 3.5 milionë euro.

Mes tjerash, nënkryetari Nushi theksoi se subvencionimi do të përfundojë me 25 qershor.

“Bizneset janë ndihmuar me pako 5 milionë euro gjatë vitit të kaluar. Aktualisht prej pakos 5 milionë jemi në përfundim të realizimit të komplet pakos. Ekipi është i caktuar të punojë edhe shtunën dhe të dielën dhe kjo është një prej prioriteteve të komunës së Prishtinës. Janë subvencionuar 3 467 biznese, ata subvencionohen me shumë 600 euro nëse biznes mikro dhe 1 300 euro nëse është biznes i vogël. 4 941 biznese kanë qenë përfituese të pakos 5 milionë euro dhe deri më tani i kemi pagur për 3 500 biznese mbi 3.5 milionë euro”.

“Ky subvencionim do të përfundojë me 25 qershor. Ne jemi duke i ndihmuar edhe tash çdo familje që lajmërohet në pako ushqimore dhe higjienike i merr ato pako. Normal që mund të keltë vonesa për nuk ka mbetur ndonjë familje e cila ka pasur kërkesë dhe e cila nuk ka marrë pako. Sa i përket bizneseve me pako tjera a do t’i ndihmojmë varet nga situatat që do të krijohet në të ardhmen edhe pse nuk presim ndonjë përkeqësim të situatës në muajin qershor dhe korrik. Por nëse vjen deri te përkeqësimi i situatës edhe ne do të ndërmarrim masa pa marrë parasysh që është koha e fushatave elektorale dhe është koha e zgjedhjeve lokale”./ATVLIVE/

DUHET TË LEXONI

spot_img