Njoftim me rëndësi për punëtorët që punojnë në zonat ku ka orë policore

spot_img

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, ka sqaruar dy çështje me rëndësi sa i përket bizneseve dhe punës së tyre, pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-COVID.

Rukiqi tha se punëtorët që punojnë në zonat e kuqe, ku pas orës 19:00 nis ora policore, mund të lëvizin, të shkojnë deri në vendbanimet e tyre, një orë pas fillimit të orës policore, por që të njëjtit duhet ta kenë dhe një vërtetim.

Ai theksoi se punëtorët e kompanive që organizojnë punën me turne, pas orës 19:00 duhet ta kenë dokumentin e nxjerrë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Njoftim i plotë: Sapo kam marrë konfirmimin nga autoritetet pergjegjese per dy çeshtje:1) Punetorët që punojnë në zonat e kuqe dhe ku ka orë policore, mund të levizin, perkatësisht të kthehen në vendbanimet e tyre, deri në një orë, pas fillimit të orës policore. Të njëjtit duhet të kenë vertetimin që kanë qenë në orar të punës, deri në ora 19; 2) Për puëtorët e kompanive që e kanë të organizuar punën me turne, nga sektorët që ju lejohet veprimtaria, pra qe punojnë edhe pas ores 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK. Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme e ka percjellur informatën te policia në mënyrë që të mos ketë asnjë pengesë në levizjet e punetorëve.

DUHET TË LEXONI

spot_img