143 qytetarë janë vaksinuar kundër Coronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit për gjendjen me COVID-19 në Kosovë, bëri të ditur se deri tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.642 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 102.264 doza përforcuese apo doza e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Momentalisht, numri i rasteve aktive në vend është 351. /ATVLIVE/