4.8 C
Pristina
Friday

Ndalohen derisa bartnin disa kafshë nga Maqedonia

Policia kufitare në dy raste të ndara kanë ndaluar automjetet kombi, që dyshohet se kanë hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Maqedonisë së veriut dhe bartnin disa krerë kafshë të cilat dyshohen se janë kontrabanduar.

Sipas Policisë, sot rreth orës 17:00, në fshatin Goshicë të Vitisë, në dy raste të ndara, Njësia e Taskë Forcës Rajonale Lindje, sipas planit operativ, dhe veprimeve taktike në teren në funksion të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës në kufi, kanë arritur të ndalojë automjetet kombi, që dyshohej se kanë hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Maqedonisë-veri.

“Gjatë realizimit të kontrollit të automjeteve zyrtarët kanë zbuluar disa krerë kafshë të cilat dyshohen se janë kontrabanduar. Lidhur me rastet janë njoftuar inspektorët kompetent të AVUK-ut dhe Dogana e Kosovës.Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img