17.1 C
Pristina
Wednesday

MMPHI-ja bashkëfinancon një projekt infrastrukturor në Gjilan

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komuna e Gjilanit, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në shumën prej mbi 2 milionë euro, për bashkëfinancimin e projekteve infrastrukturore në këtë Komunë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi nga kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me ç’rast ka thënë se me këtë bashkëfinancim, Gjilani do të ketë mbështetjen e nevojshme për të siguruar një infrastrukturë më të mirë.

“Bashkë me Zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nënshkruam memorandum bashkëpunimi në shumën prej 2,417.272 €, për bashkëfinancimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Gjilanit. Me vlerën e shtuar nga ky financim, tanimë Gjilani do të ketë mbështetjen e nevojshme për të siguruar një infrastrukturë më të mirë. Vazhdojmë para me jetësimin e programit qeverisës”, ka shkruar Hyseni.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img