-5.4 C
Pristina
Tuesday

Ministri Sveçla mori pjesë në forumin ministerial në Brdo të Sllovenisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mori pjesë në forumin ministerial mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, të organizuar nga Presidenca e Sllovene e Këshillit të BE-së, në Brdo të Sllovenisë.

Në këtë konferencë u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migrimit të paligjshëm, si dhe terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ministri Sveçla theksoi se fokusi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është dhe do të vazhdojë të jetë në luftimin e krimeve të ndryshme si trafikimi i qenieve njerëzore, narkotikëve, kontrabandimi i migrantëve si dhe trafikimi i armëve të vogla dhe të lehta.
Ai gjithashtu i paraqiti rezultatet e arritura deri më tani, si dhe nevojën për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në luftën kundër krimit të organizuar.

Në margjinat e kësaj konference, Ministri Sveçla u takua edhe me Drejtoreshën Ekzekutive të Europolit, Catherine De Bolle.

Në takim me De Bolle, Ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar transnacional, si dhe u dakordua me De Bolle që të operacionalizohen dy marrëveshjet tashmë të nënshkruara me Europolin dhe të intensifikohen punët për nënshkrimin e marrëveshjes së radhës.

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img