4.8 C
Pristina
Friday

Ministri Sveçla flet për mungesën e materialit për letërnjoftime

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla në seancën e sotme plenare ka bërë të ditur se në fund të këtij viti do të kenë furnizime të reja për letërnjoftim.

Mungesa e materialit për letërnjoftim po vazhdon të jetë një problem me të cilin po përballen qytetarët e vendit.

Mirëpo në seancën e sotme plenare, ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla  ka bërë të ditur se në fund të këtij viti do të kenë furnizime të reja për letërnjoftim.

Prandaj, ai nuk parasheh ndonjë problem lidhur me pajisjen e qytetarëve me letërnjoftim.

“Aktualisht në ARC ka rreth 70 mijë e 80 aplikime për aplikime ndërsa në stok gjenden 57 mijë[…]Në baza ditore ARC personalizon 3 mijë letërnjoftime dhe ne parashikojmë që deri në fund të këtij viti të normalizojmë pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime. Në fund të këtij viti ne do të kemi edhe furnizime të reja dhe nuk parashohim asnjë problem lidhur me pajisjen me letërnjoftime për qytetarët tanë“, tha ai.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img