7.1 C
Pristina
Sunday

​Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kërkon reagimin e BE-së

Marrëveshja në mes të dy palëve quhet “Plani i konsultimeve ndërmjet MPJ-së së Serbisë dhe MPJ-së së Rusisë për 2023-2024”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Bashkimit Evropian pas marrëveshjes Serbi-Rusi mbi “planin për konsultime” për politikë të jashtme.

Ish-ministri i Jashtëm, përmes një reagimi në Twitter ka thënë se për vite me radhë i ka paralajmëruar miqtë e tij në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë.

“Për vite me radhë i kam paralajmëruar miqtë e mi në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë, në vend të BE-së. Toleranca e BE-së tani ka kostot e saj. Serbia po mban anën me Rusinë për të luftuar Ukrainën dhe Kosovën duke nënshkruar protokolle me Kremlinin në mes të luftës. Koha për të vepruar”, ka shkruar Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov kanë nënshkruar të premten në Nju Jork, një marrëveshje sa i përket politikës së jashtme të përbashkët Moskë-Beograd, përgjatë takimeve që po mbahen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Marrëveshja në mes të dy palëve quhet “Plani i konsultimeve ndërmjet MPJ-së së Serbisë dhe MPJ-së së Rusisë për 2023-2024”.

Ndaj marrëveshjes ka reaguar edhe raportuesja e PE për Kosovën Viola von Cramon e cila ka thënë se tash është koha që të ngrihen bisedimet për aderimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA