Mali i Zi e mirëpret vendimin e Serbisë, por nuk heq dorë nga vendimi i saj

spot_img

Qeveria në largim e Malit të Zi e ka mirëpritur vendimin e Serbisë për të mos përjashtuar ambasadorin malazez në Beograd, Tarzan Millosheviq në përputhje me masat e reciprocitetit.

Ekzekutivi atje thotë se nuk do të heqin dorë nga vendimi për përjashtimin e ambasadorit serb në Podgoricë, Vladimir Bozhoviq, raporton Tanjug.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë njoftoi se nuk kishte asnjë arsye për të dëbuar ambasadorin malazez në këtë vend, transmeton Klan Kosova.

Qeveria malazeze gjatë së dielës e shpalli ambasadorin e Serbisë person të padëshiruar, njëjtë veproi edhe Serbia pak orë më vonë me ambasadorin e Malit të Zi

Ndër arsyet për marrjen e këtij vendimi, Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi e ka përmendur “ndërhyrjet e vazhdueshme në çështjet e brendshme të Malit të Zi”.

DUHET TË LEXONI

spot_img