12.7 C
Pristina
Friday

LVV në Istog pa qëndrim rreth mundësisë së shkuarjes në koalicion me AAK-në ose LDK-në, flet Agron Avdijaj

Ai në emisionin “CONTEXT” në ATV tha se kryesia e LVV-së ende nuk kanë ndonjë qëndrim sa i përket koalicionit me ndonjërën nga partitë që janë në balotazh.

Agron Avdijaj kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të komunës së Istogut ka marrë 23,39% të votave në zgjedhjet e 17 tetorit, duke u renditur i treti në listë.

Ai në emisionin “CONTEXT” në ATV tha se kryesia e LVV-së ende nuk kanë ndonjë qëndrim sa i përket koalicionit me ndonjërën nga partitë që janë në balotazh.

“Vota e Vetëvendosjes besoj se do ta përcaktoj fituesin, aktualisht jemi duke bërë analizën e rezultateve të brendshme zgjedhore dhe natyrisht se çështja që ka të bëjë me qëndrimin tonë në raport me balotazhin ende si kemi marr si kryesi e Lëvizjes në nivel lokal, pas konsultimeve të brendshme kjo sigurisht delegohet pastaj edhe në nivelin qendrorë dhe do të merret një vendim zyrat lidhur me qëndrimin tonë,”- tha Avdijaj./ATV LIVE/

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img